Silvio Berlusconi i ka lënë trashëgimi 100 milionë euro të dashurës së tij dhe €30milionë një bashkëpunëtori ish-te dënuar per lidhje me mafian, në një testament që mediat e krahasojnë me një ‘skenar telenovele’.

Ish-kryeministri italian vdiq muajin që shkoi në moshën 86, dhe ka tentuar të zgjidhe dhe cështjen e trashëgimisë së pesë fëmijëve për perandorinë e tij të biznesit.
Shumica e më shumë se 6 miliardë eurove të manjatit të biznesit në interesa bankare dhe rrjetesh televizive, do t’i kalojë dy fëmijëve më të mëdhenj.

Ndërsa e dashura e tij milionere Marta Fascina, 33 vjeçarja që është 53 vjet më e re se i ndjeri, i është lënë shuma masive e përcaktuar edhe pse dyshja nuk ishin martuar me kërkesë të fëmijëve të Berlusconi-t.
Përplasjet për trashëgiminë që kanë përfshirë tashmë famijen e fuqishme duke u kthyer në një telenovelë verore për mediat, duket se po marrin zgjidhje pas vdekjes së ish-politikanit gjatë trajtimit për leukeminë më 12 qershor.
Në testamentin e tij Berlusconi ka përfshirë Fascina, Paolo dhe bashkëpunëtorin e tij të denoncuar nga mediat si të lidhur me mafian, Marcello Dell’Utri, sipas të ndjerit për “dashurinë e ndërsjelltë që kishin për njëri-tjetrin”.
Dell’Ultri është në fakt i vetmi trashëgimtar jashtë lidhjeve familjare të Berlusconi dhe raportohet se ishte “mallëngjyer” nga vendimi mikut të tij për t’i lënë copën e pasurisë.
Biznesmeni italian dhe ish senator ka kryer pesë vjet burg në 2014 për lidhje me mafian siçiliane dhe ndërmjetësim me bizneset e Berlusconi nga viti 1974 deri në 1992.
Dell’Utri, me origjinë nga Siçilia, i ka mohuar akuzat.
“Vetëm kam qarë gjithë mëngjesin”, ha dje Dell’Utri për agjencinë vendase ANSA duke shtuar s e nuk e priste që Berlusconi të bënte këtë gjest.
“Atë e kisha si vëlla, njiheshim prej 60 vitesh. Gjithmonë më ka ndihmuar, dhe në universitet ndanim bashkë shënimet”, thotë ish-deputeti i dënuar.
Vëllai e motra e Berlusconi dhe gruaja e tij e parë Carla Dall’Oglio, do të mbajnë 53 përqind të aksioneve industriale në Fininvest. Deri tani ata kishin pasur vetëm 7.65 përqind.
Tre fëmijët e Berlusconi, Luigi, Eleonora e Barbara, nga martesa me Veronica Lario, do të kontrollojnë 47 përqind të aksioneve të mbetura të Fininvest, thanë burimet italiane.
Familja kontrollon gjithashtu kompani si MediaForEurope (Ish-Mediaset), e drejtuar nga Pier Silvio Berlusconi, shtëpia botuese Mondadori, e drejtuar nga Marina Berlusconi, si dhe banka Mediolanum.
Marina Berlusconi, presidente e Fininvest prej 2005, ëshë rikonfirmuar në postin e saj muajin e kaluar, ashtu si dhe drejtori i përgjithshëm Danilo Pellegrino.