Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe udhëheqësit nordikë, në një deklaratë të përbashkët thanë se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën për aq kohë sa duhet.
Pas takimit të përbashkët, Biden së bashku me presidentin e Finlandës dhe kryeministrat e Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë dhe Islandës në Helsinki, thanë se vendet nordike ishin të gatshme të thellojnë bashkëpunimin e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes me SHBA-në.

Finlanda është vendi i fundit që i është bashkuar aleancës së NATO-s, me Suedinë që tashmë është në rrugën e saj drejt anëtarësimit pasi Turqia tërhoqi veton. Danimarka, Norvegjia dhe Islanda kanë qenë anëtarë që nga themelimi i NATO-s në vitin 1949.