Kylian Mbappe është në shënjestrën e Ligës Pro Saudite pas vendimit të Paris Saint Germain për të shitur sulmuesin sa më shpejt të jetë e mundur. Kontrata e tij në “Parkun e Princave” skadon në fund të sezonit 2023-24 dhe ai ka komunikuar se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re, çka bëri që PSG ta linte jashtë turneut në Azi.
Tanimë zërat e merkatos e lidhin Mbappe me një kalim në Arabinë Saudite. PSG do negociojë me të gjitha klubet që janë të intersuara për të dhe ofrojnë një shumë të majme për huazimin 1-vjeçar.
Kështu PSG kërkon të përfitojë nga Mbappe, në të kundërt sezonin e ardhshëm ai do largohet falas. Zërat e merkatos e lidhin atë me një kalim te Real Madrid, teksa “Galaktikët” nuk janë të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro për një lojtar që i skadon kontrata pas një viti.
Sipas medieve evropiane, skenari më i mirë është ai i kalimit të Mbappe për një sezon në klubet miliardere arabe, me PSG që do fitonte një shumë të majme dhe më pas lojtari në verën e 2024 do kalonte në Madrid me kosto zero. Kujtojmë se paga vjetore e Mbappe te Real pritet të jetë e lartë.