Çdo ditë e më shumë, gratë në të gjithë botën po udhëtojnë të vetme. Shifrat vazhdojnë vetëm në rritje, ndërsa sipas ekspertëve të udhëtimit, gratë udhëtojnë më tepër se burrat të vetme.
Më shumë se një trend, për gratë që udhëtojnë vetëm, mund të jetë një përvojë që të ndryshon jetën. Por, jo çdo destinacion është i përshtatshëm për këtë eksperiencë.
Të udhëtojnë në qetësi dhe pa probleme, është sfidë për gratë në botë. Shkrimtaret e Travel Off Path që kanë vizituar qindra destinacione, kanë listuar për lexueset 10 vendet më të përshtatshme për “udhëtime solo të grave”. Dhe gjejeni çfarë? Shqipëria është një ndër këto destinacione!
1- Islanda
Islanda
Udhëtaret femra i duan vendet e vogla e të mbledhura, vendasit miqësorë dhe natyrën mahnitëse të Islandës. Mos të harrojmë se Islanda është vendi numër një më i sigurt në botë, sipas Indeksit Global të Paqes.
Shkrimtarja Hayley ka udhëtuar gjerësisht në Islandë. Ajo këshillon turistet që t bëjnë turne një ditore për një eksperiecë unike. “Nëse ju udhëtoni në Bregun e Jugur për 10 ditë me radhë më një bandë të huajsh, është e pamundur të mos bëni të paktën një ose dy miq gjatë rrugës”, thotë ajo.
Vend i ftohtë, mikpritje e ngrohtë
Një avantazh është se akomodimi në vendin me popullsi relativisht të vogël, priret të jetë më i ngrohtë. Nga hotelet intime te bujtinat sociale, do të keni një shtrat dhe një pritje të ngrohtë. Nëse doni një udhëtim akoma më të gjatë, vizitoni dhe Norvegjinë, Suedinë dhe Finlandën. Me siguri maksimale, shoqëri me barazi gjinore e natyrë spektakolare, çfarë ju duhet më shumë për të zgjedhur këto destinacione.
2- Sllovenia
Sllovenia
Ndonëse mund të duket si një vend i vogël i vendosur midis Italisë dhe Austrisë, Sllovenia është e famshme për pyjet e saj magjepsëse dhe kështjellat e librave me tregime. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një dozë hijeshie evropiane në Ljubljanë ose freskinë në liqenin Bled, Sllovenia ka atë që po kërkoni në një mjedis miqësor.
Ecni të sigurta, edhe gjatë natës
Sllovenia është vendi i shtatë më i sigurt në botë. Vizitorët mund të shijojnë shëtitjet nëpër rrugët e shtetit pa stres. 85% e grave ndihen të sigurta kur ecin gjatë natës në Slloveni.
Turistja Claire Ramsdell endej e vetme nëpër kryeqytetin e Lubjanës, teksa shkrepte fotografi gjatë natës. Për BBC-në, ajo u shpreh se ndihej shumë rehat. “Diku tjetër mund të ishte përvojë e keqe, por këtu ishte kënaqësi”, rrëfeu ajo.
3- Emiratet e Bashkuara Arabe
Emiratet e Bashkuara Arabe
Emiratet janë sinonim i luksit. Por futen në klasin e lartë edhe në dy fusha të tjera: mikpritjen dhe sigurinë.
Vendasit janë përgjithësisht të sjellshëm dhe bujarë, kështu që udhëtaret gra duhet të ndihen të mirëpritura kudo që shkojnë. Abu Dhabi dhe Dubai gjithashtu renditen vazhdimisht 20 qytetet më të sigurta në botë, duke i bërë ato një zgjedhje spektakolare për vajzat e gratë që udhëtojnë për pushime dhe arsye të tjera të vetme.
Siguri dhe rehati
CEO- e Travel Off Path, Kashlee Kucheran i pëlqente aq shumë udhëtimet në Dubai, saqë u transferua atje! Dy gjërat që ajo vlerëson në Dubai janë siguria dhe rehatia.
“Njerëzit i lënë Ferrari-t dhe Bugatti-t e tyre të hapura me çelësat brenda dhe dritaret hapur. Do të shihni gra nga të gjitha vendet që ecin të sigurta nëpër qytet, edhe në errësirë. Asnjëherë nuk jam ndjerë në siklet”, shprehet ajo.
“Pink taksi”
Gratë që kanë udhëtuar vetëm në Dubai thonë se nuk kanë përjetuar asnjë përvojë të keqe me shoferët e taksive. Megjithatë, nëse doni mund të zgjidhnin “taksitë rozë”, të dedikuara për vajzat, ku shofere janë vetë vajzat.
4- Japonia
Japonia
Japonia është një prej kohësh e preferuar nga të gjitha llojet e turistëve. Por është e përkryer për gratë që udhëtojnë vetëm, pasi vetë shoqëria japoneze ka traditë që njerëzit t’i bëjnë gjërat vetëm.
Restorantet zakonisht kanë tavolina individuale për një person. Nuk ka kosto shtesë, nga hotelet e dhomat tradicionale “ryokan”, akomodimi është i përshtatur dhe për beqarët. Do të shihni se shumica e bashkëudhëtarëve, në fakt lëvizin vetëm.
Japonia është vendi i tretë më i sigurt në Azi dhe vendi i nënti më i sigurt në botë, sipas Indeksit Global të Paqes. Kohët e fundit është emëruar gjithashtu si vendi më i sigurt për udhëtarët e vetëm.
Mjete rozë
Sistemet japoneze të metrosë zakonisht kanë në dispozicion mjete vetëm për gra, që ato i zgjedhin për të shmangur ngacmimet në transportin publik. Kërkoni për ngitësin e madh ngjyrë rozë në hekurudhë, me shkrim në japonisht dhe anglisht.
Mikpritja
Nëse keni nevojë për ndihmë në udhëtimin tuaj, vendasit e sjellshëm japonezë do t’ju ndihmojnë me kënaqësi. Kur një nga shkrimtaret e Travel Off Path humbi në kaosin e Stacionit Shinjuku të Tokios, disa zonja vendase e përcollin në stacionin e duhur të trenit që ndodhej në anën e kundërt dhe insistuan t’i jepnin ushqim.
5- Shqipëria
Shqipëria
Destinacioni që është bërë trend në Ballkan, është një zgjedhje e shkëlqyer për gratë që udhëtojnë vetëm, shkruan Travel Off Path. Shumë shkrimtare të faqes kanë eksploruar Shqipërinë dhe madje kanë jetuar atje.
Shqipëria ofron larmishmëri zgjedhjesh
Pasi vizitojnë plazhet e paprekura të Rivierës Shqiptare, disa udhëtarë e quajnë Shqipërinë “Greqia me buxhet”, por është shumë më tepër se kaq. Qytetet historike në kodër dhe një kryeqytet nomad digjital në rritje e bëjnë Shqipërinë një nga vendet më të këndshme në rajon.
Mikpritja shqiptare
Më e mira nga të gjitha, mikpritja shqiptare është absolutisht e pashembullt, thekson Travel Off Path. Udhëtaret do të gjejnë vendas miqësorë dhe nuk do t’u mungojë ndihma kudo që të shkojnë në këtë vend spektakolar.
6- Argjentina
Argjentina
Amerika Latine ndonjëherë mund të ketë një reputacion të keq kur flasim për sigurinë e udhëtimit të vetëm. Është e vërtetë se disa nga qytetet më të rrezikshme në botë ndodhen në këtë rajon, por ka shumë larmi si në kulturën, edhe në sigurinë e vendeve të këtij kontinenti.
Siguria në vend
Argjentina dallohet si vendi i tretë më i sigurt në Amerikën Latine dhe një nga të vetmet vende në rajon që ka tendencë në rritje për sigurinë me kalimin e kohës, sipas Indeksit Global të Paqes.
Trisha Velarmino ka 14 vjet që eksploron botën dhe e do aq shumë Argjentinën, saqë vendosi të transferohej atje. Larmishmëria e kulturave, ushqimi i mirë dhe vera cilësore tërhoqi Trishan. Por siguria e përgjithshme në vend, e bindi atë të marrë vendimin për të vendosur atje.
“Është një vend shumë i sigurt për turistët”, shprehet ajo.
Çfarë mund të bëni në Argjentinë?
Mund të udhëtoni të vetme, por të jeni të sigurta që nuk do të mërziteni kurrë në Argjentinë. Mund të mësoni tango në Buenos Aires, të shijoni verën me famë botërore në Mendoza ose ecni në Patagoni. Nëse zgjidhni Argjentinën, padyshimin që do të fitoni një përvojë spektakolare.
7- Irlanda
Irlanda
Irlandezët janë të famshëm për mikpritjen e tyre. Shijoni një gotë të ftohtë Guinness (pije tradicionale) dhe një mirëseardhje të ngrohtë. Të huajt janë gjithnjë të mirëpritur dhe këtë e vërtetojnë turistët që e kanë zgjedhur Irlandën si destinacion.
Udhëton vetëm, por në Irlandë nuk ndihesh kurrë e vetmuar
Rhonda që shkoi e vetme në Irlandë, tregoi se asnjëherë nuk u ndje e vetmuar.
“Ishte e lehtë të nisje një bisedë me një të huaj, vendasit ishin gjithmonë të gatshëm për një bisedë”, thotë ajo, ndërsa shton se guidat janë kryesisht të orientuara për turistët që udhëtojnë vetëm.
Siguri e lartë, kriminalitet i ulët
Vitin e kaluar, aplikacioni i udhëtimit Bounce e renditi Irlandën si destinacionin numër një më të sigurt për udhëtaret femra të vetme.
Irlanda është vendi i tretë më i sigurt në botë, sipas Indeksit Global të Paqes. 70% e grave këtu ndjehen të sigurta, ndërkohë që shkalla e kriminalitetit është shumë e ulët. Për një vajzë që udhëton për herë të parë vetëm, Irlanda është destinacioni ideal.
8- Oman
Oman
Me siguri sa lexuat këtë emër, u habitët. Omani është destinacioni më i nënvlerësuar në Lindjen e Mesme deri më tani, sidomos për gratë. Por, ky oaz arab ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë dhe konsiderohet si vendi më mendjehapur i Gjirit.
Aventura të paharrueshme
Për gratë që kërkojnë një pushim luksoz të vetme, Omani ofron mikpritje me pesë yje si në Dubai, por me çmime më të përballueshme. Kryeqyteti Muscat të ofron një arkitekturë verbuese, por nëse kërkoni më shumë aventurë, bëni hiking në malet Hajar.
Mikpritja e vendasve
Edhe këtu, vendasit janë shumë mikpritës dhe vlerësohen për mirësinë ndaj të huajve. Mos u habisni nëse ju ftojnë për çaj ose ju ofrojnë udhëzime pa pyetur.
9- Kroacia
Kroacia
Një destinacion evropian i lehtë për t’u arritur, i sigurt dhe me piktoreskt. Kroacia ëshë vendi i duhur.
Infrastruktura turistike e Kroacisë, qendrat e udhëtimeve me çanta shpine dhe kultura e qetë e bëjnë Kroacinë destinacionin ideal për gratë që udhëtojnë vetëm. Indeksi Global i Paqes e rendit Kroacinë në 20 vendet më të sigurta në botë, ndërsa Culture Trip dhe Mediterranean Traveler thonë se Kroacia është një nga destinacionet kryesore globale për gratë që udhëtojnë vetëm.
10- Malajzia
Midis Tajlandës dhe Indonezisë shtrihet një parajsë e vërtetë, Malajzia. Në këtë destinacion të Azisë Juglindore, kombinohen më së miri çmimet e lira, siguria, plazhi me rërë dhe komoditeti që të ofron qyteti.
Malajzia ofron gjithçka
Kështu, Malajzia është vendi ideal për gratë që udhëtojnë vetëm. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për pushime modern në Kuala Lumpur, për plazhi në Langkaëi, apo nëse doni të shijoni kulturën e pasur në Penang, Malajzia i ofron të gjitha këto!
Malajzia është vendi i tretë më i sigurt në Azi dhe një nga 20 vendet më të sigurta në botë , sipas Indeksit Global të Paqes. Kryeqyteti i Kuala Lumpurit është më i sigurt dhe më i përballueshëm se shumica e qyteteve amerikane dhe evropiane.
Malajzia, qendër nomadësh digjitalë
Dhe qershia mbi tortë, ashtu sikurse në Tiranë, edhe Malajzia po shndërrohet në një qendër nomadësh digjitale. Kështu, mund të merrnin punën me vete dhe të shijoni destinacionin aziatik.