Prestigjiozja ‘Deutsche Welle’ i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku është folur për natyrën e vendit tonë, e konsideruar si një nga sekretet e ruajtura më mirë në Evropë.
“Këta janë bunkerë. Nëse shikoni me kujdes, do gjeni kube prej betoni si kjo këtu kudo në Shqipëri. Ato shërbejnë si kujtesë e një periudhe që shqiptarët nuk kanë dëshirë t’ua kujtosh. Për më shumë se 40 vite Shqipëria ishte pothuajse totalisht e izoluar nga bota. Diktatori Enver Hoxha nga frika e një sulmi nga jashtë porositi ndërtimin e 750 mijë bunkerëve. Vetëm 200 mijë u ndërtuan në fakt. Ato që kanë mbijetuar në ditët e sotme janë ose vende për të parë ose rrënoja.”
E teksa kalon në sheshin ‘Skënderbej’, i njohur si një pikë referimi për turistët në Tiranë, gazetarja përshkruan jetën e qytetarëve shqiptarë.
“Këtu takohet Shqipëria e Veriut me atë të Jugut, tradita me modernen, natyra me jetën e natës. Tirana është zemra e Shqipërisë, sheshi ”Skënderbej” ndodhet në qendër të saj. Pavarësisht jetës dinamike, shqiptarët gjithmonë gjejnë kohë për të pirë një kafe. Nuk është çudi pse nuk gjen një qytet tjetër në Europë me kaq shumë kafene për numër banorësh. Rregulli më i rëndësishëm për të udhëtuar: Mos hezito t’i biesh borisë. Shqipëria kurrë nuk ka qenë e begatë në një periudhe të caktuar, madje në vitet ’90 vendi ra në krizë ekonomike dhe si rrjedhojë shumë njerëz humbën kursimet e tyre. Por, ka qenë gjithmonë e pasur me njerëz kreativë dhe zona të bukura. Edhe romakët e vjetër thanë: O zot, sa bukur është këtu dhe vendosën të qëndrojnë. Ky amfiteatër këtu në Durrës të kujton atë periudhë.”
Një destinacion turistik në Evropë që ofron shumëllojshmëri të turizmit, Shqipëria konsiderohet në artikull si një vend që ka gjithçka.
”Këtu nuk janë Maldivet. Këtu nuk është Skocia apo Norvegjia, as Zvicra. Kjo është Shqipëria. Vendi që i ka të gjitha këto dhe më shumë se kaq. Një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë.Hotele të rinj po ngrihen kudo dhe plazhet po përgatiten për numër të madh turistësh. Përgjatë viteve është gjithnjë e më thjeshtë për të ardhur këtu dhe për të shijuar detin dhe diellin pa shpenzuar më shumë para se të mban xhepi. Por rritja e turizmit gjithashtu ka ndryshuar edhe vendin. Mbrojtja e natyrës përballë zhvillimit ekonomik, natyra e egër përballë turizmit. Ky debat po zhvillohet kudo në Shqipëri. Në jug një aeroport i ip o ndërtohet në mes të një zone të mbrojtur. Jam në kërkim të natyrës dhe aventurës. Fillimisht po marr diçka të shpejtë. Një byrek në ditë të mban larg doktorit. Kushton vetëm 40 cent. Edhe ne verë, numri i turistëve në qendrën kulturorë të Shqipërisë së Veriut është i menaxhueshëm.Hyrja në kështjellë kushton 3,50 Euro dhe pamja prej këtu nuk ka të paguar. Malet mbrapa do jenë ndalesa e radhës.”
Veriu i Shqipërisë, i natyrës dhe i traditës, i mikpritjes dhe sofrës, aty ku muund të shkosh për ngjitje në mal teksa shijon natyrën dhe pamjet e rralla të alpeve.
“Në veri një gjë e veçantë që mund të bësh është ecja dhe sportet e aventurës. A ka vendi mjaftueshëm kapacitete për këto? Tani për tani, mendoj se po. Por mendoj qe do vijë një moment kur do të na duhet të bëjmë gjëra ndryshe për turizmin. Mos u shqetësoni, Shqipëria është po aq e sigurt për udhëtarët sa edhe destinacionet e tjera ne Evropë. Megjithëse është përhapur klisheja se Shqipëria ka shumë kriminalitet, mbetet vetëm një klishe. Si një femër që udhëton vetëm, jo vetëm që ndihem e sigurt këtu, por edhe e mirëpritur. Pjesa më e madhe e njerëzve që kam takuar kanë qenë shumë mikpritës.”