Redon Xhixha ka rigjetur formën dhe po bën bomberin me Qarabag. Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola për dy minuta në turin e II kualifikues në Champions League, teksa azerët nuk kanë mundur të fitojnë duke humbur 3-2 me Rakow në Poloni.

Mbrëmjen e së mërkurës ishte ylli i Xhixhës që shkëlqeu në Europë, me Champions League-n që ‘foli shqip’. Shqiptari shënoi në minutat 73 dhe 75, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2, para se vendasit polakë të shënonin për 3-2.

Në tre ndeshjet e Champions League, Xhixha ia ka dalë të shënojë katër herë duke qenë edhe titullar i padiskutueshëm te Qarabag. Pritet që një javë më vonë shqiptari të marrë përdore ekipin e tij, me ndeshjen e kthimit që luhet në Azerbajxhan.