E hëna dhe e marta do të jenë ditët përvëluese ndërsa nga mesi i javës do të kemi ditët e shumëpritura me rënie temperaturash, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe temperatura tepër të larta kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Më pas për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte mbi territorin e vendit tonë pritet depërtimi i një qëndre të presionit të ulët me origjinë veriore.