Real Madrid fitoi 2-0 kundër Manchester United në një test miqësor të zhvilluar në Houston të SHBA-së. Në orët e para të mëngjesit të sotëm me orën shqiptare dhe me mbi 67 mijë tifozë në “NRG Stadium”, djemtë e Ancelottit shënuan dy gola me Bellingham dhe Joselu.

Ndeshja u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutave lojë, me afrimin e verës Bellingham që shënoi pas asistit të Rudiger. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa në të dytën trajnerët Ancelotti dhe ten Hag bënë shumë zëvendësime.

Do duhej e 89 minutë që Joselu me një veprim fantastik dhe roveshatë të shënonte për 2-0, duke shtangur Onanën në portë. Reali edhe njëherë tregon formën e mirë në turneun amerikan.