Fëmijë të moshave të ndryshme i janë bashkuar aktiviteteve në kampin Veror që po zhvillohet në parkun e madh të Liqenit Artificial në Tiranë.
Kampi i cili organizohet nga Bashkia e Tiranës, përfshin një sërë aktivitetesh dhe lojërash të ndryshme për argëtimin e fëmijëve përgjatë verës.
Ai ka nisur të zhvillohet nga data 26 qershor dhe do të vijojë deri në datën 21 korrik.
Çdo ditë fëmijët zhvillojnë aktivitete të ndryshme bashkë me profesionistë të fushave të ndryshme të cilët ndajnë përvojën e tyre me fëmijët.