Fundi i një epoke! Canale 5 dhe Barbara d’Urso kanë rënë dakord që nga sezoni i ardhshëm moderatorja të mos presë më “Pomeriggio 5” (Pasdite 5).

Mediaset falënderon moderatoren për profesionalizmin e treguar dhe për punën e madhe që ka bërë në krye të programit të pasdites së rrjetit.

Kontrata e saj është në fuqi deri në dhjetor 2023. Canale 5 dhe Barbara d’Urso do të vazhdojnë me kërkimin e projekteve të reja editoriale.