Google po teston një teknologji të re AI me emrin e koduar “Genesis” që mund të gjenerojë artikuj sipas The New York Times.
Gjiganti i teknologjisë raportohet se ka demonstruar mjetin jo vetëm për The Times, por edhe për The Washington Post dhe News Corp që ka në pronësi The Wall Street Journal.
Bazuar në disa raportime nga njerëz të cilët kanë qenë prezent gjatë prezantimit, Genesis mund të shkruaj një artikull bazuar në të dhënat që i vihen në dispozicion.
Google beson se gazetarët mund ta përdorin si një asistent për të automatizuar detyrat dhe krijuar më shumë hapësirë që të merren me punë të tjera.
Megjithatë përpjekjet e fundit nga disa media për të përdorur mjetet AI nuk kanë përfunduar mirë. CNET u detyra të bënte korrigjime për shkak të gabime madhore të gjeti në 77 artikujt shkruhet nga AI.
Ndërkaq Google duket ende larg lançimit të Genesis. Kompania ka lëvizur me hapa të shpejtë për të kapur OpenAI mbështetur nga Microsoft në garën AI.
Roboti AI i Google, Bard, shpeshherë është kapur duke përhapur informacione të pavërteta ndërsa gazetarët janë të shqetësuar nëse mjeti i ri i Google është i aftë të servir informacione të sakta dhe fakte të vërteta. /PCWorld Albanian