Temperaturat e larta kanë përfshirë mesdheun prej dy javësh. Shteti fqinj Greqia po vuan më shumë pasojat e të nxehtit përvëlues teksa në disa qytete janë aktive vatrat e zjarrit.

Në pamundësi për të përballuar këtë situatë Greqisë i ka ardhur në ndihmë Turqia duke e furnizuar me zjarrfikëse dhe helikopterë për shuarjen e flakëve.

Lajmin e bën të ditur kryeministri grek Micotaqis i cili falenderon përmes një statusi në twitter presidentin turk Erdogan për ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira.