Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca sqaroi mbi natyrën e hetimit administrativ që kryhet nga OLAF, strukturë e cila ka në fokus të veprimtarisë të gjitha institucionet që menaxhojnë fonde të Komisionit, sikurse AZHBR.
Kjo zyrë, siç shpjegoi Krifca, vihet ne levizje ne momentin e denoncimit nga kushdo qytetar mbi arsye te besueshme per parregullsi te caktuara apo mashtrim.
Nese i referohemi raportit 4 vjecar te OLAF per periudhen 2016-2020, nga te 27 vendet anetare te Bashkimit Europian, vetem ne dy prej tyre nuk jane gjetur parregullsi ne perdorimin e fondeve.
Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika jane vetem disa nga vendet e BE ku jane gjetur problematika te ndryshme te mashtrimit dhe secila nga keto vende eshte detyruar te rimbursoje fondet europiane.
Cdo parregullsi hetohet dhe cdo fond i perfituar ne menyre te parregullt rimbursohet. Kjo nuk do te thote qe ne keto vende ka korrupsion, por do te thote qe kudo, si ne Gjermani por aq me shume ne Shqiperi, ka vend per permiresim.
Krifca garantoi se “prej momentit te pare te venies ne dijeni te hetimit te OLAF, AZHBR si strukture e akredituar nga Bashkimi Europian, me nje standard te larte transparence i ka vendosur ne dispozicion kesaj zyre te gjithe bashkepunimin e saj, duke bere disponibel çdo informacion te mundshem, per te nxjerre ne drite pretendime per shkelje te dyshuara”.