Fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli publikoi ditën e djeshme këngën e tij më të re e cila ishte një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon.

E teksa kënga është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtarit, ku ka komente të shumta pozitive, së fundmi Luizi ka treguar se dikush është bërë xheloze për faktin se ai i ka dedikuar një këngë Kiarës dhe ajo është nëna e tij.

Gjatë videos së publikuar në InstaStory, Luizi tregoi se po darkonte me Kiarën dhe të ëmën e tij, teksa tregonte me shaka se çfarë i kishte thënë kjo e fundit. Sakaq ai lajmëroi fansat se kënga e tij e rradhës do të jetë pikërisht dedikimi për të ëmën.

“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës. Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”- u shpreh ai.