Vendi ynë gradualisht do të futet drejt valëvë të nxehtit Afrikan me epiqendër në Jug të Italisë duke sjellë edhe në Shqipëri mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperatura shumë të larta do të regjistrohen në qarqet; Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare të cilat më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore.

Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë në disa zona të Ultësirës Perëndimore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.