Nesër vendi ynë do të jetë nën pushtetin e një të nxehti ekstrem. Temperaturat maksimale pritet të shkojnë në 45 gradë celcius, ndërsa gjysma e vendit do të jetë nën pushtetin e temperaturave deri në 40 gradë celcius.
“Gjysma e vendit do të jenë në temperaturat mbi 40 gradë Celcius. Nesër pritet të regjistrohet rekordi në 45 gradë celcius. Zona më e nxehtë do të jetë mes Lushnjes, Beratit e Fierit. Në Lushnje temperaturat pritet të shkojë 44. 6 gradë” thotë Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV.
Gjithashtu dhe nata sot dhe mëngjesi nesër do të jetë me temperatura shumë të larta.
Nesër në Tiranë temperatura minimale pritet të shkojë në 26 gradë ndërsa maksimal 43 gradë Celcius.
IGJEUM bën apel për kujdes nga zjarret pasi në të gjithë vendin qarqet do të jenë me ngjyrë të kuqe për shkak të temperaturave të larta.