Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për vendimit të kryeministri Edi Rama, për shkarkimin e tij nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke thënë se ka shërbyer me integritet dhe ka adresuar shumë sfida.
“Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm”, u shpreh Çuçi.
Ai tha se, “prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor”.
Çuçi shprehu një falënderim të veçantë për të gjithë ata që ishin krah tij në këtë rrugëtim sfidues, teksa i uroj suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.