Prej pak orësh, Romelu Lukaku dhe Interi i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit. Në mënyrë përfundimtare, me sa duket, pa mundësi ribashkimi. Një zhvillim i bujshëm në lidhje me qendërsulmuesin belg, pikërisht kur planetët dukej se ishin rreshtuar për rikthimin e shumëfishtë të tij në Milano. E përkthyer: pikërisht kur oferta e zikaltërve ishte pranuar nga Chelsea erdhi kthesa e papritur nga askush.

Ato ishin orë plot tension, mes të premtes në mbrëmje dhe të shtunës. Lukaku që nuk i përgjigjej më Interit, klubi filloi të nervozohej, Juventusi shfaqej në prapavijë. Dhe pastaj thyerja, e cila siç u përmend tani është e pashërueshme. Dhe kjo, sipas “Gazzetta dello Sport”, nis nga larg.

Sa larg? Të paktën një muaj më parë, për të qenë të saktë. Më 10 qershor 2023, nata e finales së Champions League, zikaltrit humbën me nder 1-0 kundër Manchester Cityt. Ishte nata në të cilën Lukaku erdhi nga pankina në lojë, u aktivizua gjatë ndeshjes dhe pati kohë për të regjistruar disa “fatkeqësi” para portës kundërshtare. Gjëra mjaft të hidhura, as nuk keni nevojë t’i mbani mend në detaje. Megjithatë, në këtë rast, fokusi ishte tjetër.

ÇFARË NDODHI NË STAMBOLL
Përçarja, sipas “Gazzetta”, ndodhi pikërisht në “Ataturk”. Lukaku shpresonte të fillonte nga fillimi kundër Manchester City. Në vend të kësaj, Simone Inzaghi u mbështet te Edin Dzeko, i çiftuar me Lautaro Martinez në sulm. Ashtu siç kishte bërë edhe në episodet e mëparshme të Champions League.

“Për Lukakun, – shkruan “Gazzetta”, – stoli kundër City në finalen e Ligës së Kampionëve ishte pengesa e fundit e një pjese të dytë të sezonit që ai ëndërronte të ishte ndryshe, veçanërisht pasi përfundimisht u rikthye në formë, pasi kishte gjetur formën fizike dhe golat”.

Lukaku i fazës së fundit të sezonit 2022-2023, në fakt ishte dukur si një lojtar i rilindur. Më në fund i lirë nga problemet fizike që kishin kushtëzuar muajt e mëparshëm, nga kujtimi i një Botërori të tmerrshëm, nga ndeshjet e humbura dhe nga ato që shiheshin më së shumti nga pankina. Ai nuk ishte ende Lukaku i periudhës 2-vjeçare me trajnerin Conte, por po i afrohej. Dhe në vend të kësaj…

NJË ROL JO MË QENDROR
Lukaku, i cili u kthye tek Interi në huazim sezonin e kaluar, për të riformua “Lu-La” shkatërruese që i dha Antonio Contes titullin në vitin 2021, u kalua në hierarki shpejt nga Dzeko. Dhe problemet fizike të vazhdueshme të muajve të parë në Milano, siç u përmend, vetëm sa e përkeqësuan situatën tashmë të pasigurt.

Kështu, në fund, kundër të gjitha gjasave, boshnjaku mbajti pozicionin e startuesit. Gjithmonë në fushë nga minuta e parë në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, duke përfshirë gjysmëfinalen e dyfishtë të Champions League kundër Milanit dhe më pas finalen kundër Manchester City. Në të njëjtën ishte kohë i aftë për të qenë gati, siç tregohet për shembull nga fitorja dhe “putra” e tij në derbin e parë gjysmëfinal.

“Kur kishte shumë rëndësi, – shkruan “Gazzetta”, – Inzaghi ka zgjedhur gjithmonë Dzekon dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer kurrë Lukakut. Përtej fjalëve të fasadës, mendimi i vërtetë, që në fund, veçanërisht në Evropë, llogarit rezultatin e ekipit, Lukaku u ndje i braktisur, i lënë mënjanë”.

Me pak fjalë, dy vitet e para tek Interi u vendosën në “papafingo” për t’i lënë vend një konteksti të ri dhe të papritur: Lukaku, zgjedhja e dytë. Intoleranca e belgut filloi të rritet, derisa arriti kulmin e saj në Stamboll. Acarimi shkoi deri në zhvillimet e fundit të bujshme, të cilat tani mund ta çojnë Romelu te Juventusi, krye rivali i bardhezinjve në histori.