Aktori i njohur i humorit Julian Deda njihet si një person shumë energjik dhe aktiv , si në paraqitjen e tij në skenë ashtu edhe në jetën e tij të përditshme. Sa i takon kësaj, shoku i tij Visjan Ukcenaj, ka zbuluar burimin e energjisë së pashtershme të aktorit të humorit.
Teksa ishte i ftuar në “S’e Luan Topi’, aktori i njohur Julian Deda është surprizuar nga shoku dhe kolegu i tij Visjan Ukcenaj, i cili ka “zbuluar” burimin e energjisë së aktorit shkodran të humorit.
Edhe pse “shok për kokë”, Ukcenaj thotë se pas kaq shumë vitesh miqësie me Jul Dedën ka zbuluar se këto superenergjitë Juli i merr nga kokaina.
Madje Visjani pretendon se për shkak të overdozave, Juli vuan nga protagonizmi ekstrem, komente këto që u pritën me të qeshura të mëdha nga aktori.
“Përshëndetje Erjona, përshëndetje publiku dhe mbi të gjitha përshëndetje Julian Deda. Unë të përshëndes nga bregdeti në fakt. E di që ty s’të pëlqen sepse do të doje të të përshëndesja nga ndonjë mal, por për momentin nuk kisha mundësi të hipja në mal sepse këto ishin kushtet vëlla, por që gjithsesi t’i do ta vlerësosh përshëndetjen time.
Si fillim, të gjithë e njohin Julin si artist dhe për qasjen e tij në politikë, por shumë pak njerëz e njohin si person. Unë kam pasur fatin ta kem shok dhe koleg prej gjithë këtyre viteve dhe dua të them që është një djal fantastik, ka shumë vlera dhe bën shumë për të tjerët.
Pastaj Julin ta kesh koleg për gjithë këto vite normalisht që do të surprizohesh. Është një karagjoz i nivelit të lartë. Nuk di të pushojë asnjëherë, ka super energji dhe ka një sens protagonizmi ekstrem. Normalisht çdo artist e ka këtë gjë sepse nuk mund të mos jesh artist po nuk e pate, por Juli e ka me kokainë. Pra sensi i protagonizmit të Julit është gjithmonë me overdozë, dhe kjo është edhe një ndër elementët që e bën edhe më të veçantë Dedën”- tha Ukcenaj.