Korrespondenti i “Aldo Morning Show”, Albi ka raportuar këtë të Shtunë nga Vlora një rast ku një 40-vjeçar është dhunuar nga vëllezërit e gruas së tij. Kjo sepse ai i kishte kërkuar divorcin.
Mesa duket gruaja nuk ka qenë kurrsesi dakord dhe për t’i dhënë zgjidhje situatës ka lajmëruar dy vëllezërit e saj.
Albi:Një zotëri rreth të 40-ave është dhunuar nga dy kunetërit, nga vëllezërit e bashkëshortes pasi ai i kishte kërkuar disa herë gruas së tij për t’u ndarë. Por, kjo zakonisht e merrte si lojë dhe nuk donte të ndahej. Zotëria ka gjetur momentin që gruaja nuk ishte dhe ka futur të dashurin në shtëpi. Kur ka ardhur, ajo i ka parë dhe ky i ka thënë që të kam thënë se dua të ndahemi. Zonja ka lajmëruar vëllezërit dhe pastaj janë mirëkuptuar. Pas një sqarimi të mirë, janë ulur e kanë biseduar për orë të tëra…
Aldo: Mos më thuaj se janë qerasur.
Albi: Po, po! Aty filloi debati jo i kam unë jo i ke ti…