Për herë të parë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pranoi përgjegjësinë e Kievit në sulomin e 8 tetorit 2022 në urën e Krimesë, ndërkohë që granatimet e artilerisë ruse vranë gjatë natës të paktën 8 civilë dhe plagosën 13 në Lyman, në rajoni Donetsk të Ukrainës. Të paktën 10 qytete dhe fshatra janë bombarduar.

Ura e Krimesë u hodh në erë me eksploziv të transportuar nga një kamion bombë.

Ndërsa artileria ruse vazhdon sulmet ndaj Kievit, gjatë natës të paktën 8 civilë u vranë dhe 13 u plagosën në Lyman, në rajoni Donetsk të Ukrainës. Mbi 10 qytete dhe fshatra u bombarduan, duke shkaktuar shumë dëme materiale.

Nisur nga kjo situatë Varshava ka zhvendosur një mijë ushtarë në Lindje, nga frika e lëvizjeve të grupit mercernar Wagner.

Ndërkohë Turqia duket se është rikthyer sërish në ‘udhëkryqin’ e fateve të luftës Rusi-Ukrainë. Në një takim me Zelenskyn, presidenti turk Erdogan pohoi se Ukraina meriton të anëtarësohet në NATO, ndërsa i garantoi se do ketë përpjekje maksimale që do i japë fund luftës. 5 komandantë ukrainas u kthyen nga Turqia në Ukrainë së bashku me Zelenskyn.

Erdogan njoftoi se muajin e ardhshëm do të presë presidentin rus, Vladimir Putin.

Pas rikthimit nga Turqia, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe 5 komandantët e mbrojtjes Azovstal të sjellë nga Turqia mbërritën në Lviv, ku u përshëndetën nga një turmë e madhe.