Malësia e Madhe, është një zonë me potenciale të mëdha për turizmin gjithëvjetor.

Investimeve në infrastrukturë dhe agroturizëm, i kanë dhënë nxitje turizmin malor në këtë zonë, prej të cilit kominiteti po gjenerohen të ardhura ekonomike në rritje.

Kryetari i Bashkisë në Malësinë e Madhe Tonin Marinaj, tha për ATSH-në se, “Malësia e Madhe, është ndër destinacionet turistike malore më të vizituara, ku prenotimet tregojnë numra në rritje falë investmeve dhe përmirësimit të shërbimeve që ofrojnë operatorët”.

Marinaj, vuri në dukje se, pejsazhet e bukurisë natyrore, freskia e bjeshkëve, e ndërthurur me ushqimin tradicional, bëjnë që Malësia e Madhe të jetë mjaft e kërkuar dhe frekuentuar nga turistët, që për këtë sezon kapin shifrën e mbi 30 mijë vizitorëve.

Vitet e fundit turizmi malor në vendin tonë, po ndjek trend rritës sikurse po ecën turizmi bregdetar. Malësia e Madhe edhe këtë sezon turistik duket se është ndër më të preferuarat nga turistët vendas dhe të huaj.

Nisur dhe nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin, Malësia e Madhe ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh. Liqeni dhe mali mund të vizitohen mbrenda pak minutave, ndërsa ndërtimi i disa resorteve të reja, bujtinave dhe pikave agroturistike kanë nxitur një turizëm të sukseshëm.

Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj tha se janë marrë të gjitha masat për këtë sezon turistik, ndërsa thekson se investimet e reja në zonë kanë shtuar njësitë akomoduese.

“Vermoshi, Lëpusha mbajnë rekordin e prenotimeve, ndërsa edhe zonat e tjera si Razma por dhe vija liqenore kanë një numër të lartë turistësh, me një rritje 15% krahasuar me vitin e kaluar, tha Marinaj.