Në tarracën e godinës së Këshillit të Ministrave janë vendosur panele diellore, në kuadër të programit për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme. Nga ky program synohet ulja e kostove të energjisë në institucione.
Kryeministri Edi Rama, duke ndarë në rrjete sociale pamje nga tarraca e Kryeministrisë, thekson se kjo është faza e parë e programit të energjisë diellore.
“Kjo është Kryeministria, ku po jetësohet faza e parë e programit të energjisë diellore, e cila shtrihet në një sërë institucionesh”,- bën të ditur Kryeministri Edi Rama.
Programi parashikon vendosien e paneleve diellore në një sërë institucionesh, për ti mundësuar uljen e kostove të energjisë.