Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, në emision “Debat Plus” e ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i njoftuar për bisedën e saj me kriminelin, Milan Radojçiç.

Kusari ka shtuar se këtë ia ka treguar më vonë.

“Jo s’ka qenë (i informuar Kurti)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simiq. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiçin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kam ndjerë obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethanat se si ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo.