Përmes postimeve në rrjetet sociale, Luiz Ejlli ka zbuluar se nëna e tij ndodhet në Shqipëri. Këto ditë të nxehta vere ata po i kalojnë së bashku, sigurisht edhe në shoqërinë e Kiara Titos.
Në rrjet po komentohet çdo lëvizje e tyre, e madje së fundmi është bërë virale një video ku moderatorja e njohur shfaqet me vjehrrën duke bërë pazaret.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, këngëtari i dashur për publikun ka ndarë një foto ku shihet krah dy grave të rëndësishme. Teksa ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, në ekranin e Top Channel po transmetohej “Kepi i VIPa-ve”, emision i moderuar nga Kiara. “Nana tha që kepin e vipave e kam në tavolinë, prezantuesen dhe fituesin”- shkruan Luizi, duke nënkuptuar se nëna e tij e shikon dhe e pëlqen emisionin e Kiarës.