Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sqaruar edhe njëherë ndryshimet që do duhet të bëhet me institucionin e Presidencës. Balla tha se do ishte më e udhës që ky ligj të miratohej në shtator pasi edhe vetë kreu i shtetit është dakord. Balla nënvizoi në një prononcim në Fier (nga qarku ku drejton), se nuk bëhet fjalë për ndryshimet e ligjit të kompetencave të Presidentit por të institucionit në vetvete.

“Nuk bëhet fjalë për kompetencat e presidentit që rregullohen me Kushtetutë. Bëhet fjalë për funksionimin të institucionit të presidentit. Unë mendoj që Begaj, ai normali, e ka mbështetur një gjë të tillë.

Nuk shoh asnjë lloj problemi. Tani jemi në përfundim të sesionit të kësaj legjislature. Këtij ligji do duhet t’i japim një status edhe gjithë hierarkisë së institucionit Presidencës duke mos harruar se Presidenti është kreu i shtetit.”- tha Balla nga Fieri.