Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në një deklaratë për mediat bëri me dije se për tre mujorin e parë ekonomia në vend është rritur me 2.72%. Rritja u nxit kryesisht nga aktivitetet e pasurisë së paluajtshme dhe ndërtimi, ndjekur nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve.
‘Për tre mujorin e parë, 2.72% rritje ekonomike në vend. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi me një rritje 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%. Për dymujorin prill maj eksportet janë rritur në vëllim me 2% dhe në vlerë me 14%.’- tha ministrja, Delina Ibrahimaj.
Ministrja u shpreh se ka pasur një ecuri mjaft pozitive në sektorin e turizmit për vitin 2023.
‘Të dhënat e turizmit ka pasur një rritje me 7.2%. s ai takon 5 mujorit tregon për një ecuri mjaft pozitive për vitin 2023. Ka qenë me performancën më të lartë historike. Në 5 mujorin e parw numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është me 42%. 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Turizmi ka filluar të jetë një dukuri e shpërndarë gjatë gjithë vitit. Presim që turizmi të vijojë që të ketë një performancë pozitivë,’- tha ministrja.