Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili është prononcuar pas paraqitjes së tij në SPAK. Vasili tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë. Sidoqoftë gazetarja, Keti Banushi thotë se u pyet për lobimin e LSI-së në SHBA.

“U thirra si person në dijeni. Kisha ca pyetje u përgjigja. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un.”- thotë Vasili.