Nga Florida në Kamerun, sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka vizituar vendlindjen e babait të tij dhe shtëpinë ku u rrit para se të emigronte në Francë, i shoqëruar me forca të shumta sigurie.

Për shkak se kishte zëra se mund ta rrëmbenin në Kamerun, ushtria e vendin mori përsipër mbrojtjen e tij.

Ushtria me automjetet e blinduara dhe forca policie të armatosura e shoqëruan atë për në shtëpinë e të atit në Bonendal, Douala. Për arsye sigurie ai ishte veshur edhe si një banor i zonës, e mezi dallohej.

Mobilizimi për ruajtjen e tij ishte aq i madh, saqë kushdo që nuk e dinte do të mendonte se nuk ishte Mbappe, por presidenti i SHBA-së

Mbappe është nga lojtarët më të paguar në botë dhe masat u vlerësuan të nevojshme për sigurinë e tij.