Ditën e sotme në plazhin Vilë Bashtovë janë mbytur tre persona, babi dhe dy fëmijët teksa janë futur për të notuar.

Në media menjëherë filluan të qarkullojnë lajme se në këtë zonë nuk ka pasur roje bregdetare.

Burime për Lexo.al bëjnë me dije se në këtë zonë, si në të gjithë vijën bregdetare ka pasur vrojtues Pëllumb Nika ka ndërhyrë menjëherë me pajisjet e shpëtimit.

Në breg është nxjerrë 50 – vjeçari dhe njëri prej djemve të dy të pajetë dhe djali tjetër 14 – vjeç me shenja jete por që fatkeqsisht ka ndërruar jetë në Ambulancë.

Pëllumb Nika i cili veçse vrojtues është dhe adminiatrator për subjektin “Dream Beach” në Vilë Bashtovë është shoqëruar nga Punonjësit e Policisë së Shtetit.

Edhe vetë pushuesit janë shprehur për median se vrojtuesi i plazhit ka ndërhyrë për shpëtimin e tre personave.
(Lexo.al)