Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka publikuar në faqen e saj sociale, dokumentarin “Lin, Traditë, Histori, Legjendë e Turizëm”, i realizuar nga mësuese Albana Toçka nga Pogradeci.

Në postimin e saj, Ministrja Kushi shprehet se pasioni i mësuesve për të promovuar vlerat e zonave të tyre është i admirueshëm.

“Është shumë i admirueshëm pasioni me të cilin mësuesit tanë promovojnë vlerat dhe traditat kulturore të zonave të tyre, duke u angazhuar vullnetarisht së bashku me nxënës, mësues, prindër e përfaqësues të komunitetit.

Një shembull pozitiv është edhe mësuese Albana Toçka nga Pogradeci, e cila ka realizuar kaq bukur artistikisht një dokumentar kushtuar Linit, duke përfshirë elemente të ndryshme historike, gjeografike e kulturore”- nënvizon Znj. Kushi, duke ftuar çdo qytetar që ta ndjekë dokumentarin.

“Disa momente ju ftoj t’i ndiqni në videon e mëposhtme, ndërsa dokumentarin e plotë – shton ministrja.