Prej ditësh Shqipëria është përfshirë nga një valë e të nxehtit përvëlues! Kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë, por edhe pjesën më të madhe të Europës Jugore.
Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM në një intervistë për Report Tv u shpreh se sot edhe nesër pritet që të jenë ditët më të nxehta të korrikut.
Sot dhe nesër priten ditët më të nxehta të korrikut. Në Kuçovë është regjistruar temperatura më e lartë me 39 gradë Celcius. Ndikimi i kësaj vale të nxehtit nuk është aq fortë për vendin tonë saç është në Greqi.’- tha Gjoni.
Gjatë fundjavës, u shpreh meteorologjia do të ketë një rënie të temperaturave.
‘Presim që gjatë fundjavës të ketë një rënie të lehtë të temperaturave dikur me 3 ose 4 gradë. Presim që javën tjetër të jetë përsëri e nxehtë.’– tha Gjoni.