5 blerje që kanë kushtuar miliona euro dhe 2 prurje të reja me parametër zero. Gushti nuk ka filluar akoma, por Milani ka qenë shumë aktiv në këtë sesion të merkatos.
Boshllëqet në organikë, të paktën në letër, janë plotësuar dhe tashmë dyshja Furlani-Moncada mund të fokusohet te shitjet. Duhet të krijohen hapësira në skuadër, të fitohen disa milionë, që të mund të bëhen blerjet e fundit. Blerje jo shumë të bujshme, por të nevojshme për ti mundësuar Piolit rotacionin. Një mesfushor dhe një anësor i majtë, janë dy objektivat e radhës në merkato të klubit kuqezi.
Në mesfushë me shumë mundësi do të vijë Musah, por Milani nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se 20 milionë Valencias për lojtarin. Me largimin thuajse të sigurt të Ballo-Touré, duhet një lojtar në krah për të zëvendësuar Theo Hernandez, që me shumë mundësi do të jetë italian.