Ministri i Brendshëm Taulant Balla mban sot një takim me drejtues të ministrisë e strukturave të varësisë për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij.

“ Unë nuk do të cedoj në asnjë rast për masat që do të ndërmerren për cënim të këtij standardi” tha Balla.

Takimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 tek ministria dhe vjen 2 ditë pas marrjes së detyrës, më 15 korrik 2023 dhe në një reagim të parë premtoi një luftë sistematike kundër trafikimit të lëndëve narkotike në vend.