Kur dikush thotë se Ukraina shkaktoi shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, e kanë gabim. Ukraina ndaloi shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore. Sepse nuk është pjesë e NATO-s dhe nuk e detyroi NATO-n të shkojë në luftë.” Kështu u shpreh ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto duke folur për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë një takimi të mbajtur në Viareggio.

“Nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën – shtoi Crosetto – do të shpërthente lufta me Poloninë ose vendet baltike. Por Polonia është pjesë e NATO-s, vendet baltike janë pjesë e NATO-s. Dhe atëherë atje do të kishte shpërthyer lufta e tretë botërore”.