Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka deklaruar se vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar ato që quhen bomba thërrmuese në Kiev, do të ndihmonin në çlirimin e territorit ukrainas.
Për këtë ministri premtoi se armët nuk do të përdoren në Rusi apo kundër Rusisë.
Uashingtoni njoftoi të premten se do të furnizojë Ukrainën me municione thërrmuese të ndaluara gjerësisht, dhe për këtë, Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ishte “një vendim shumë i vështirë”.
Ministri Reznikov tha se municioni do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, duke shtuar se Ukraina do të mbajë të dhëna të rrepta të përdorimit të tyre dhe do të shkëmbejë informacione me partnerët e saj.