Kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike përfundon më 31 korrik. Ministria e Brendshme bëri të ditur se nga 1 gushti 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”
“Ministria e Brendshme dhe“ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 korrik 2023. Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare”, thuhet në deklaratën e MB-së.
Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” shprehin angazhimin për të garantuar standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.