Duke nisur nga data 1 gusht 2023, kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shteterore “IdentiTek”, duke kaluar keshtu nga koncensionari “ALEAT” që prodhonte nga viti 2009, kur për herë të parë u lancuan dokumentet biometrike, tek një shoqëri aksionere të krijuar së fundmi. Kontrata me kompaninë franceze “Idemia” gë në Shqipëri njihet si “ALEAT” përfundon më 31 korrik, 15 vite pas nënshkrimit të saj në vitin 2008.

Pas 1 gushtit s’ka më kupona “Aleat”
Të gjithë qytetarët gë duan të aplikojnë këto ditë pa vonesa për t’u pajisur me dokumente duhet të nguten deri në datën 26 korrik, pasi në data 27 deri më 31 korrik nuk do të jetë e mundur, për shkak të kalimit të detajeve të fundit të ndryshimit të dy kompanive.
Gjithçka të jet e njëjtë, vendet e aplikimit, por edhe Posta Shqiptare për blerjen e kuponave të rinj me logon “IdentiTek”, me të cilëi nga data 1 gusht nis puna, jo vetëm brenda vendit por edhe në zyrat e aplikimeve jashtë Shqipërisë.

Çmimi nuk ndryshon
Report Tv mëson se me ndërrimin e dy kompanive, të paktën për momentin nuk do të ketë ndryshime të çmimeve për t’u pajisur me një ID të re apo me një pasaporte biometrike. Për një pasaportë me një afat standard prodhimi 15 ditor duhet të paguajnë 7.500 lekë, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë, derisa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1.500 leke.

Simboli i logos IdentiTek dhe kush e drejton
Report Tv ka arritur të sigurojë përmes burimeve edhe logon zyratre të kompanisë “IdentiTek”, e cila në bazën e saj ka simbolin e shqiponjës, por të integruar në një chip elektronik, një shëmbëlltyrë e vetë misionit të kompanisë.

Drejtuese e “IdentiTek” do të jetë Loina Prifti, e cila prej vitesh ka jetuar dhe punuar në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja deri më tani ka punuar në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe është marrë me inteligjencën artificiale.