Nga Kimete Berisha/

Gjynah, Bajraktari!

Në fotografinë e Albin Kurtit që kishte për qëllim ta shfaqte superfuqinë e Kosovës, Bajraktari po duket si bojler.

E Albin Kurti si shitës krenar i bojlerit të vjetër, jo si blerës.

Bashkë me njërin komandant të FSK-së e kishin prekur Bajraktarin lehtas, sikur janë frikësuar mos po ia prekun sustën (‘mo Zot) e po niset droni në luftë, pa e pyetur Albinin.

Se, së pari blihet Bajraktari, pastaj mësohet shqiptari qysh me luftu me të.

Ministri i Mbrojtjes i rrinte karshi Bajraktarit, e ish fryer aq shumë sa dukej sikur do të lansohet personalisht në qiell!

Albin Kurti e ka zhveshur FSK-në nga forca, duke ia zbuluar forcën publikisht.

Kur nuk e tregon forcën – kur nuk tregon çfare ke, të mbron njëfarë misterioziteti, e kur del para dronit e forografohesh si me majmun në plazhin e vogël të Ulqinit, atëherē armën e bën të dhimbshme.

Bajraktari erdhi në Kosovë pasi ekspertët e ‘shpallën’ joefektiv, shkaku se s’la dron Rusia pa e rrëzuar në Ukrainë.

Armikun e kemi komshi, e turku që i shet Bajraktarët, nuk na ndan nga serbët.

Kur i ke armët e njëjta si të armikut, atëherë shtrohen dilema:

Nëse, larg qoftë, Bajraktari i Kosovës ndeshet në qiell me Bajraktarin e Serbisë, çka ndodh!

A janë krijuar Bajraktarët ta shkatërrojnë njëri-tjetrin!

Grahi kombajnës, më mirë. Neve na duhet buka dhe një Bajraktar i paqes, e jo një kastravec me një Bajraktar!

P.S. Nga Milan Radojiçiçi sigurisht e kanë marrë miratimin!

– Unë ty të buzëqesha si xhentëlmen.

– Po, edhe unë ty ta ktheva buzëqeshjen.