‘Ushtar’ Telushi pritet të jetë futbollisti më i ri i Elbasanit në Kategorinë e Parë. Mesfushori vlonjat pak ditë më parë prishi kontratën me Partizanin, fill pas ndeshjes së Champions League kundër BATE, kjo pasi nuk pranoi vendimin e trajnerit për ta nisur ndeshjen nga stoli.

Edhe pse mori disa minuta në fundin e sfidës, duket se trajneri Zoran Zekic i hoqi ‘spaletet’ kapitenit, duke krijuar në klimë tensioni mes palëve. E udhës u pa që 32-vjeçari të largohej nga klubi pas një sezoni, edhe pse sapo kishte rinovuar kontratën.

Tanimë lojtari që nuk e kursen grintën në mesin e fushës ka gjetur akordin me Elbasanin në të Parën, me Nevil Deden që ka krijuar një ekip simpatik dhe pritet të jetë ndër skuadrat pretendente për t’u ngjitur në Superligë edicionin e ri.