I ftuari i episodit të 15-të të podkastit ‘Flasim’ me kryeministrin Edi Rama ishte mjeku , Gentian Toshkëzi, që siç e cilësoi Rama, doktori më i mirë i Amerikës, çmim i cili i jepet në mënyrë të përvitshme nga një organizatë shumë prestigjioze.

Sipas Ramës, pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj si të huajt, qasjen me mjekun kur i jep një lajm të tillë. Ai kujton momentin kur mjekët i thanë se djali i tij, Gregor atëherë 15 vjeç nuk kishte më shpresa për jetën.

“Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash.. ‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, ‘Ti ke vdekjen në trup’. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj”, tha Rama.