Përveç krizës në veri të Kosovës, qeveria Kurti po përballet edhe më kundërshti të shumta në Kuvend.
Në shenjë revolte, deputetët e PDK-së kanë vendosur të largohen nga seanca gjatë kohës kur po votoheshin dy anëtarët e rinj të bordit të RTK-së.
Madje as deputetët e AAK-së nuk kanë marrë pjesë në votim. në seancë u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Por pavarësisht mungesave ligji u miratua me votat e LDK-së.
Kujtojmë se pak kohë më parë pati përleshje në Kuvend të Kosovës mes PDK-së dhe LVV-së. Teksa Kurti po mbante fjalim, ai u sulmua fizikisht nga Mërgim Lushtaku.