Veriu, jugu, lindja dhe perëndimi, asnjë cep i Europës nuk do të jetë i paprekur nga rritja e nivelit të detit.

Plazhi MacKenzie në Qipro është plazhi turistik që mund të jetë më i prekuri. Sipas Climate Chance Association, ai tashmë po humbte një metër në vit në 2013.

Mes 15 plazheve europiane, përfshihet edhe plazhi i njohur shqiptar Pulëbardhat ne Ksamil, i cili sipas të analizës së të dhënave në Komisionit Europian deri në vitin 2100 do të tkurret 98.2 metra.

Plazhi Scarborough në North Yorkshire mund të jetë plazhi turistik në Mbretërinë e Bashkuar që do të vuaj më shumë. Porti Scarborough dhe skela mund të jenë nën ujë deri në vitin 2050, me kështjellën që ka pamje nga plazhi që ka të ngjarë të rrethohet nga uji, sipas shifrave të Climate Central. Në total, rreth 648 shtëpi në Yorkshire me vlerë mbi 93 milion paund ka të ngjarë të humbasin, sipas One Home.