Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ka miratuar projektligjin për Akademinë e Shkencave. Në projektligjin e ri për Akademinë e Shkencave, kryetarit i lejohet një mandat i dytë dhe i hiqet kufizimi i moshës 75 vjeç. Ndryshimet u miratuan me votat e deputetëve socialistë, ndërsa të djathtët, akuzojnë se mbledhja është bërë në shkelje të rregullores. Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se:

“Nuk ka një shkresë të protokolluar, të gjithë deputetët duhet të njoftohen nga stafi i Kuvendit, dhe mua nuk më ka njoftuar asnjë. Nuk mund të bësh mbledhje klandestine. Kishin marrë 4 deputetë zëvendësues mosha mesatare mbi 75 vjeç, në të njëjtën linjë me ndryshimet që duan t’i bëjnë Skënder Gjinushit. Ky parlament sot ka një njollë turpi”.

Në përgjigje të saj deputeti socialist Petro Koçi, akuzon PD se ka standard të dyfishtë.

“Njerëz qe mbajnë deputet një 80 vjeçar e qe duan ta bëjnë kryeministër kane ngritur pandehmen se Akademia e Shkencave nuk është institucioni i mendjeve me te vyera te kësaj shoqërie. Te ndjekësh nga Akademia keta burra dhe gra për arsye moshe është si ti vesh kazmën dijes. Ne e kemi pare me vlerësim pozitiv administrimin e Akademisë vitet e fundit ku dallohet sidomos dinamizmi dhe gjithë përfshirja. Tri projektet madhore si Fjalori i Madh i Gjuhes Shqipe, Enciklopedia Shqiptare dhe Historia e Shqiptareve kërkojnë stabilitet te drejtimit te Akademisë brenda nje logjike te pranueshme.

Ligji nuk garanton mandat te dytë për askënd, por lejon gjithkënd të kandidojë dy herë radhazi e jo me kapërcim si deri tani. Pra nëse zgjidhet zoti Fuga psh ai mund te kandidojë dhe nje here te dyte. Pra ne propozojmë heqjen e një dispozite diskriminuese qe është ne fuqi vetëm per Akademinë e Shkencave. Se fundi dua te deklaroj se nuk jam unë dhe asnjë deputet qe zgjedh Kryetarin e Akademisë, por nëse do me pyesnin do preferoja me mire një ish politikan qe merret me akademi sesa nje akademik qe merret me politike”, shkruan Koçi.