Juristi Besart Logu ka komentuar daljen për media të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku foli për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Britania.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Berisha po përgatit terrenin për momentin që do t’i komunikohet akuza për çështjen që ka në SPAK.

“Berisha po përgatit terrenin që në momentin që i komunikohet akuza në lidhje me çështjet që ka në SPAK. Në momentin që i komunikohet akuza fillon këtë teorinë që është sulm politik.

KJo klasë politike është lehtësisht e lexueshme për dy arsye, kemi që 32 vjet që ndjekim këto tre modele që i kemi parë se si sillen dhe për një arsye të dytë se janë subjekte në hetim”– tha ai.