Kryeministri Edi Rama i shprehu sot ngushëllimet presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan për ndarjen nga jeta të vëllait të tij Sheikut Saeed bin Zayed Al Nahyan.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Rama shprehet se “mendimet tona shkojnë për ju në këtë kohë të vështirë”.
“Ngushëllimet e mia më të thella për Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan, familjes dhe miqve të tij të prekur nga vdekja shpirtcopëtuese e vëllait të Lartësisë së Tij, Sheikut Saeed bin Zayed Al Nahyan. Uroj që ata të gjejnë force dhe ngushëllim në kujtimet e njeriut të tyre të dashur. Mendimet tona shkojnë për ju në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama në mesazhin e tij të ngushëllimit.
Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, vëllai i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, vdiq sot, pas një problemi kardiak.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpallur tri ditë zi kombëtare.