Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ka replikuar me kreun e Dhomes Amerikane të Tregtise, pasi ky i fundit ka deklaruar se “Per te huajt Shqiperia jo mikpritese per te bere biznes”.
Ministrja Bilali e nis repliken duke i kujtuar se para 4 ditesh kreu i kesaj dhome shprehej i kenaqur qe jane 3 fishuar investimet amerikane ne vend. Ndersa pas raportit te DASH, ndryshon qendrim.
Ministra me pas ngre pyetjen: “Si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham (normalisht ai duhet te kontribuoje ne leximin objektiv te aktualitetit ne terren) faktin se amerikanet investuan 3 here me shume ne Shqiperi per 4 vitet e fundit, nderkohe qe nje seri investimesh te tjera te medha amerikane jane ne proces pergatitjeje?! ”
Ne fund, ministrja e mbyll duke shkruar se ndjen keqardhje se si nje bashkqytetar shqiptar si Kreu i Dhomes Amerikane te Tregtise (Enio Jaço), ndikojne per keq ne perceptimin per Shqipërinë.
“Sa gjynah kur bashkeqytetare tanet, aq me teper ne funksione te tilla ndikojne per keq, pa asnje fakt apo shifer, ne ushqimin e perceptimeve te deformuara prej vitesh qofte tek opinioni publik, qofte tek miqte dhe partneret e huaj!”, thekson Bilali.
Replika e plotë e ministres Bilali:
Drejtuesi i AmCham para 4 ditesh (vetem pasi u publikuan statistika me shifra) pohon dhe shprehet i kenaqur qe jane 3 fishuar investimet amerikane ne vend.
3 dite me vone, pas publikimit raportit te Departamentit të Tregtisë (i parifreskuar prej 2 vjetësh), rimarrë nga DASH me disa ndryshime, shprehet qe problem eshte klima jo miqesore e biznesit. Pyetja qe te vjen menjehere ne mendje eshte, si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham (normalisht ai duhet te kontribuoje ne leximin objektiv te aktualitetit ne terren) faktin se amerikanet investuan 3 here me shume ne Shqiperi per 4 vitet e fundit, nderkohe qe nje seri investimesh te tjera te medha amerikane jane ne proces pergatitjeje?!
Askush nuk i mohon keto probleme, po qyshse jam ne kete detyre as e kam hasur dhe as kam degjuar per ndonje kompani amerikane apo europiane, qe e ka penguar klima e biznesit ne Shqiperi te investoje! Madje perkundrazi, kam pasur vetem reagime shume pozitive prej tyre per mikpritjen dhe trajtimin ne Shqiperi. Njejte kam degjuar edhe nga koleget e mi!
Sa gjynah kur bashkeqytetare tanet, aq me teper ne funksione te tilla ndikojne per keq, pa asnje fakt apo shifer, ne ushqimin e perceptimeve te deformuara prej vitesh qofte tek opinioni publik, qofte tek miqte dhe partneret e huaj!
Por shyqyr ne fund mbetet si gjithnje puna me faktet e punes, per te cilat flet sot edhe Shqiperia turistike, me te dhenat e saj mbreselenese!
#VetemPerpara➡️🇦🇱