Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë samitit të NATO-s në Lituani.

Kreu i qeverisë tha se gjatë takimit u diskutua situate në Ballkanin Perëndimor dhe tensionet në veriun e Kosovës.
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama.

Ndërsa këtë të mërkurë po mbahet dita e dytë e Samitit të NATO-s në Vilnius, Rama është takuar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, presidentin francez Emanuel Macron, e shumë krerë të tjerë të pranishëm në samit.