Për 4 orë me radhë publiku këndoi e kërceu me këngët e mrekullueshme italiane. Loungomare në Vlorë u kthye në arenë festive për pushuesit vendas e të huaj që ndoqën koncertin e 9 këngëtarëve të mirënjohur italianë, fitues të disa edicioneve në Sanremo.
Ata vlerësojnë marrëdhënien e shkëlqyer mes dy vendeve dhe mikpritjen.
‘Është e jashtëzakonshme, shikoni sa mijëra qytetare kanë ardhur sot ne Vlorë për koncertin, falënderoj Sinan Idrizin që na mblodhi sërish këtu.
‘Më pëlqen shumë është një atmosferë elektrizuese. Ne jemi si vëllezër tashmë, ka shumë gjera që na bashkojnë. Do të rikthehem sërish këtu!’ – tha Scialpi.
‘Jam shumë i lumtur sepse e njoh vlorën përmes miqve q jetojnë në Bolonja. Kam ardhur shpesh në Vlorë dhe kthehem gjithnjë me dëshirë. Është vend i bukur dhe njerëz të mrekullueshëm.’- u shpreh Rocardo Fogli.
‘Publiku këndoi të gjitha këngët me ne, jemi shumë të lumtur që performuam këtu. Ndjehemi si në shtëpi këtu në Vlorë.’- tha Maia Bazar.
Në skenë u ngjitën emra të njohur të muzikës së viteve 80-90, si Albano, Pupo, Marco Masini, Ricardo Fogli, Grupi Matia Bazar , Mieta, IVA Zanicchi, Scialpi, Michele Zarrilo.
Mes publikut të mrekullueshëm janë dhe italianët që po bëjnë pushimet në Vlorë.
‘Kemi ardhur për pushime dhe po kënaqemi pa fund këtu. Atmosfere elektrizuese kemi kënduar e kërcyer pa fund.’- u shpreh turistja.
“Sanremo në Vlorë” organizuar nga konsullata italiane dhe biznesmeni Sinan Idrizi u mbyll pas mesnate në qytetin bregdetar.