Në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema” janë evidentuar 3 subjekte tregtare në Sarandë në të cilat tregtoheshin mallra të kontrabanduara.
Në vijim të veprimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e këtyre subjekteve, konkretisht për 49-vjeçaren F.H., 55-vjeçarin Ll.Zh., 53-vjeçarin A.Zh., që të tre banues në Sarandë. Gjatë kontrolleve në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur rreth 1340 mallra dhe produkte të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim 42-vjeçari me inciale A. H., bashkëpunëtor i 49-vjeçares F.H., të proceduar penalisht. Nga verifikimet rezultoi se në subjektin e këtyre dy shtetasve mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.
Materialet procedurale për këto raste janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme.